English

Protesta në Jemen, kërkohet largimi i presidentit

Jemen, 14 shkurt, NOA - Raportet nga kryeqyteti i Jemenit thonë se mijëra studentë dhe avokatë kanë dalë në rrugë në të dytën ditë me radhë, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Ali Abdullah Saleh.

Dëshmitarët thonë se forcat e sigurisë e kanë penguar turmën që të tubohet në sheshin Al-Tahrir. Dje policia i shpërndau mijëra protestuesit që marshuan në kryeqytetin Sana.

Ndërkohë, presidenti Saleh e ka shtyrë vizitën e planifikuar në Shtetet e Bashkuara, për t'u përballur me sfidat që i kanosen nga protestuesit në vendin e tij.

NOA/RFE

KOMENTE