Shkodër, 14 shkurt, NOA – Forcat e policisë së Shkodrës kanë ndaluar në flagrancë një person të shpallur në kërkim për “Kanosje” dhe “Trafikim të armëve dhe municioneve”.
Lajmi konfirmohet preh tyre për agjencinë e Lajmeve NOA duke saktësuar se i ndaluari është Gjovalin Troja, 35 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, i komunës Rrethina në Shkodër.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ai ka qenë person i shpallur në kërkim nga komisariati i Policisë së Shkodrës që më datë 06.01.2011, për veprën penale të “Kanosjes” dhe “Trafikimit të armeve e municioneve”.
Prandaj gjykata e Shkodrës, për të lartpërmendurin ka vendosur masën e sigurimit ”arrest në burg”.
n.e/NOA