Suedi, 14 shkurt, NOA – Shqiptarët që jetojnë në në Suedi kanë filluar manifestime të shumta që shënojnë Trevjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Këto manifestime i nisën studentët shqiptarë të organizuar në kuadër të Unionit të studentëve.
Për të shënuar sa më denjësisht 17 Shkurtin – Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, studentët organizuan një manifestim kulturor në Malmë.
Në këtë festë u prezantuan edhe përfaqësuesit e Unionit të studentëve shqiptarë nga Danimarka, të prirë nga kryetari i tyre, Ardit Nesimi si dhe përfaqësuesit e Unionit të studentëve shqiptarë në Norvegji, të udhëhequr nga kryetari Flamur Mavraj.
Në emër të Unionit të studentëve shqiptar në Suedi, të pranishmit i përshëndetën Shkurte Bunjaku, kryetare dhe Jeton Salihu anëtar të kryesisë. Një fjalë rasti për 17 Shkurtin para studentëve e mbajti Ramadan Reshitaj, i cili së bashku me Fevzi Ademin përfaqësuan këtu Unionin e Shoqatave Shqiptare në Suedi.
Studentët u përgëzuan edhe nga shkrimtari Riza Sheqiri, i cili jeton dhe krijon në Suedi.
Manifestime kluturo-artisike me rastin e shënimit të Trevjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, do të organizohen edhe në shumë mjedise të Suedisë, në të cilat funksionojnë shoqatat dhe asociacionet shqiptare. Manifestimi qëndror në emër të Unionit të shoqatave shqiptare në Suedi, në kuadër të së cilit funksionojnë 35 shoqata shqiptare me mëse 5 mijë anëtarë, sivjet do të mbahet në Malmë, më 19 nëntor, ku nikoqire do të jetë Shoqata e gruas shqiptare ”Hand i hand”.
Festë e vërtet do të organizohet edhe në Växjö nga shoqatat lokale shqiptare ”Liria” e ”Alba”, në Kristianstad organizuar nga shoqata ”Ardhmëria”, në Ängelholm organizuar nga shoqatat ”Nënë Tereza” dhe shoqata ”Dardania” dhe në shumë mjedise të tjera. A.k/r.r./NOA