Angli, 14 Shkurt NOA - Gareth Bale, një lojtar i cili dëshirohet nga gjysma e Evropës, është kthyer në objektivin numër një të Manchester United. Alex Ferguson, sipas të përditshmes “Sunday Mirror”, është i bindur se mesfushori anësor i Totenham është zëvendësuesi ideal i Ryan Giggs. E megjithatë do të jetë tepër e vështirë për të bindur drejtuesit e Tottenham, të cilët kërkojnë të paktën 47 milionë euro për talentin tyre. Një shifër astronomike të cilën Ferguson, shpreson ta ulë duke bërë pjesë të kësaj marrëveshje dhe mesfushorin e tij, Carrick.
r.b/NOA