English

Vodafone ofron deri një vit falas abonimin për klientët e rinj

Ofertë promocionale për klientët e rinj me kontratë Vodafone Pro 80 dhe Vodafone Pro Unlimited

Tiranë, 14 Shkurt 2011 NOA - Vodafone ofron më shumë mundësi dhe kursim për të gjithë klientët e rinj me kontratë, të cilët do të aktivizojnë një nga planet tarifore Vodafone Pro 80 apo Vodafone Pro Unlimited si dhe do të zgjedhin një nga paketat opsionale të këtyre planeve sipas kërkesave të tyre për komunikim.

Por çfarë do të përfitoni?

6 muaj* pagesë fikse mujore 0 Lekë

Duke zgjedhur një nga paketat opsionale 30+, 60+, 240+ përfitoni pagesë fikse mujore 0 Lekë të planit tuaj tarifor, për 6 muaj përgjatë një viti nga data e aktivizimit.

Zgjidhni paketën opsionale Klientët e rinj

Vodafone Pro 80

Klientët e rinj

Vodafone Pro Unlimited

Paketa 30+ Kurseni 3,600 Lekë përgjatë një viti Kurseni 6,600 Lekë përgjatë një viti
Paketa 60+
Paketa 240+
1 vit pagesë fikse mujore 0 Lekë

Duke zgjedhur një nga paketat opsionale 480+, 720+, 1000+ ju do të përfitoni pagesë fikse mujore 0 Lekë të planit tuaj tarifor për një vit të tërë duke filluar nga data e aktivizimit.

Zgjidhni paketën opsionale Për klientët e rinj

Vodafone Pro 80

Për klientët e rinj

Vodafone Pro Unlimited

Paketa 480+ Kurseni 7,200 Lekë në total për një vit Kurseni 13,200 Lekë në total për një vit
Paketa 720+
Paketa 1000+
Oferta Promocionale është e vlefshme nga 14 Shkurt – 31 Mars 2011.

Shënime:

-Çmimet e mësipërme nuk përfshijnë TVSH.

-*Pagesa fikse mujore 0 Lekë do të zbatohet për tremujorin e dytë dhe të katërt duke filluar nga data e aktivizimit.

-Ju nuk mund të përfitoni nga oferta promocionale nëse do të ndryshoni planin tarifor bazë apo paketën opsionale duke përzgjedhur një paketë opsionale me më pak minuta. Por ju mund të përfitoni nga oferta promocionale nëse zgjidhni një paketë opsionale me më shumë minuta se ajo që keni përzgjedhur në momentin e aktivizimit.

- Oferta nuk zbatohet për pagesën fikse mujore përkatëse të Paketave Opsionale dhe Minutave Ndërkombëtare Opsionale.

Për më shumë informacion vizitoni dyqanet Vodafone ose kontaktoni Shërbimin e Kujdesit për Klientin në 149.

KOMENTE