Siberi, 14 Shkurt NOA - Një djalë 13 vjeçar ka vrarë me armë zjarri të motrën e tij dhe kjo pasi ajo nuk i dha pultin e televizorit. Të dy, banorë në një fshat siberian, po vëzhgonin edicionin rus të Big Brother, në momentin që nisi grindja. Trupi pajetë më pas u gjet nga mamaja. Djali, i cili penalisht nuk mund të ndiqet si pasojë e moshës 13-vjeçare, i është nënshtruar një programi psikoterapik.
Roman dhe Elena e nisën grindjen e tyre, pasi secili kërkonte të shihte programin e dëshiruar dhe në këtë rast fitoi e motra. Më pas vogëlushi vendosi ta zgjidhte këtë çështje nëpërmjet armëve: mori pushkën e gjahut të babait dhe qëlloi në kokë vajzën, duke e lënë të vdekur në çast.
r.b/NOA