Vlorë, 15 shkurt, NOA – Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave nga e njëjta familje është shënuar në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Panaja”, në aksin rrugor Vlorë-Fier.
Siç konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet zyrtare të policisë së Vlorë, shkak i këtij aksidenti fatal automobilistik është bërë dalja jashtë rruge e automjetit tip Fiat Punto me targa BZ 415 HN, që kishte si drejtues 28-vjeçarin Saimir Hasani, banues në Fier.
Si pasojë, kanë humbur jetën Klaudia Hasani, 22 vjeç, e cila është bashkëshortja e drejtuesit të mjetit, dhe Edi Hasani, 15 vjeç.
Ndërkaq, mësohet se edhe vetë drejtuesi i mjetit, ndodhet në gjendje mjaft të rëndë për jetën.
Këta persona janë transportuar nga një mjet i rastësishëm tip Mercedes-Benz MG me targa VL 1282 D, me drejtues Hasan Hasani, i cili ndërsa i çonte me shpejtësi për në spitalin e Vlorës, është aksidentuar edhe ky në afërsi të tij me mjetin tip Volksvagen Golf me targa PS 925 JJ i cili ishte i parkuar.
Po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidenteve të ndodhura.
n.e/NOA