Tiranë, 15 shkurt, NOA - Një 18-vjeçar nga qyteti i Lezhës është arrestuar nga Policia e Tiranës. Ndue Ndoi është ndaluar nga uniformat blu pasi me vete ju gjet një pistoletë dhe një sasi doge. Por më shumë sesa doga dhe armët, për agjentët e antikrimit, ka qenë befasues justifikimi i 18-vjeçarit nga Lezha. Burime nga Policia e Tiranës thanë për Agjencinë e Lajmeve NOA se 18-vjeçari ka deklaruar, gjatë marrjes në pyetje, se kishte ardhur në Tiranë për të festuar Shën Valentinin.
Ndërkohë që policia dyshon se 18-vjeçari ka qenë duke përgatitur një vjedhje të mundshme, ose ndonjë vepër tjetër penale me pistoletën që kishte me vete.
Ndoi ka qenë i shoqëruar së bashku me tre shokë, moshatar të tij, të cilët nuk kanë pasur armë.
Ndërkohë që efektivat e komisariati numër 3 në kryeqytet janë duke e marrë në pyetje 18-vjeçarin për të sqaruar arsyet e mbajtjes së armës si dhe drogën që ju kap. Ndaj Ndoit ka nisur dhe procedimi penal për arëmëbajtje pa leje.
a.k/NOA