Prishtinë, 15 Shkurt 2011 NOA - Qendra "Studim Kritikë Veprim" organizoi sot një aksion protestues me rastin e 41 vjetorit të Universitetit të Prishtinës.
Aktivistët e Qendrës Studim Kritikë Veprim në rrethojën e rektoratit të Universitetit vendosën posterin me poezinë e Fan.S.Nolit (Anës Lumenjve), në të cilën ironizohet mbi gjendjen e sotme të Universitetit të Prishtinës.
Ndërkaq gjatë fjalimit rektori Mujë Rugova u "skuq" me bojë të kuqe, për “turpin në të cilin e ka katandisur Universitetin e Prishtinës sot”, sikundër akuzojnë aktivistët.
a.b/NOA
VIDEO:
[media id=130 width=600 height=440]