English

Demontimi i municioneve, hapet rruga për marrëveshjen me NATO

Tiranë, 15 Shkurt 2011 NOA/ Ervin Tirana - Komisioni për Sigurinë Kombëtare diskutoi dhe miratoi sot projektligjin "Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit", dhe ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së NATO-s për mirëmbajtjen dhe furnizimin (NAMSA) për demontimin e municioneve. Ky i fundit, u shqyrtua dhe në Komisionin e Politikës së Jashtme.

Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së NATO-s për mirëmbajtjen dhe furnizimin (NAMSA) për demontimin e municioneve", parashikon zbatimin e një projekti katër vjeçar për shkatërrimin e 76 mijë tonë rezerva municioni që janë në vendin tonë.

Ky proces parashikohet të zhvillohet në uzinat e demontimit në Mjekës, Poliçan dhe Gramsh.

Qeveria shqiptare është e angazhuar që brenda vitit 2013 të realizojë asgjësimin e plotë të municioneve të mbetura në vend. Për këtë çështje ka referuar sot në Komisionin e Sigurisë dhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami.

Kështu sot, Kuvendi i ka hapur rrugë ratifikimit të marrëveshjes me Agjencinë e NATO-s për Mirëmbajtjen dhe Furnizimin për demontimin e municioneve të panevojshme.

Në mbledhjen e sotme, ministri i Mbrojtjes Arben Imami duke theksuar rëndësinë e realizimit të këtij plani kombëtar brenda 2013 tha se asgjësimi i municioneve do të kryhet në uzinat e Mjekësit, Poliçanit dhe atë të Gramshit dhe se kostoja totale e projektit të financuar nga NATO arrin në 35.8 milionë euro, ndërkohë që Departamenti Amerikan i Shtetit do të kontribuojë me një shumë prej 10 milionë dollarë. Projekti që do të mbikëqyret nga NAMSA parashikohet të realizohet brenda një periudhe katër vjeçare.

VIDEO:

[media id=131 width=600 height=440]

Ministri Imami tha se në 8 maj “përurojmë linjën e katërt të demontimit në Mjekës, Elbasan”.

Për t’i paraprirë parashikimeve të strukturës euroatlantike në asgjësimin e demontimeve të dëmshme në Shqipëri, ministri i Mbrojtjes Imami tha se është parë e arsyeshme rritja e kapaciteteve, duke hapur një linjë të re demontimi në mjekësi.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë fjalë për 20 mijë tonë municione të asgjësuara gjatë 2010 dhe pritshmëria për 2011 pritet të arrijë në 25 mijë tonë municione.

***

Projektligji tjetër që u shqyrtua sot "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, "Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit", vjen si përgjigje në reflektim të rekomandimeve të Këshillit të Evropë, për të përmirësuar legjislacionin shqiptar për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

e.t/NOA

KOMENTE