English

Grabitësit “mbytin” Tiranën, policia bum arrestimesh

Tiranë, 15 shkurt 2011, NOA- Një numër relativisht i lartë hajdutësh kanë rënë në prangat e policisë për veprën penale të vjedhjes.

I pari i ndaluar ishte Leonard Veli Durrësi, 30 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar edhe më parë për vjedhje me dhunë.

Ky shtetas, dyshohet se është autor i vjedhjes me thyerje të lokali “Clasic”, vepër e ndodhur në fundin e dhjetorit të kaluar.

Po për konsumim të veprës penale të vjedhjes, shërbimet e parandalimit dhe të hetimit të krimit të Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasi Alvion Agron Sulejmani, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u krye sepse në ora 00.40, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se ka 15 m. kabull, në banesën e një shtetasi.

Ndërkohë u krye arrestimi ne flagrancë edhe i shtetasit Martin Gjon Brahimi, 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi mesnatën e djeshme është kapur në flagrance nga shërbimet e policisë së Komisariatit Nr.6, në rrugën e Kavajës përballë pallatit me shigjeta, në një pallat në ndërtim duke vjedhur materiale ndertimi.

Një tjetër arrestim u ndërmor ndaj Shkelzen Odise Gjoni, 19 vjeç, banues tek Fusha eAviacionit, i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Tiranë, e cila e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale të “vjedhjes në bashkëpunim”.

a.y/NOA

KOMENTE