English

Ish-presidenti Moisiu i drejtohet qytetarëve me një mesazh

Lipjan, 15 Shkurt 2011 NOA - Ish presidenti i Republikës së Shqipërisë Alfed Moisiu ka dërguar sot një telegram urimi për qytetarët lipjanas me rastin e 17 shkurtit tre vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Moisiu kujton faktin se 17 shkurti është një ditë e madhe për gjithë kosovaret te cilët vuajtën një shekull nen thundrën e pushtueseve serbe.

Kurse thekson: “Kjo ditë u bë e mundshme te arrihet ne saje te sakrificave dhe gjakut te derdhur për çlirimin e Kosovës martire. Për këtë dite dhëne jetën mijëra qytetare te Kosovës, si gjate qëndrese se gjate disavjeçare ashtu edhe te luftës se UÇK-së”.

Më tej Moisiu vlerëson se “sot populli i Kosovës e ka për detyre te shenjte te ndërtoje demokracinë e vërtete dhe t'i tregoje botes qe shqiptaret janë jo vetëm një popull i lashte dhe shume fisnik, por edhe te afte te ndërtojnë një shtet demokratik sipas parimeve perëndimore”.

Më poshtë vijon mesazhi i plotë:

I dashur Kryetar Shukri Buja!

Duke ju falënderuar për ftesën qe me keni dërguar me rastin e tre vjetorit te shpalljes se pavarësisë te Kosovës, dëshiroj t'u uroj Juve dhe gjithë bashkëqytetareve te mi te Lipjanit- Gëzuar e përgjithmonë Pavarësinë e Republikës e Kosovës.

17 shkurti është një dite e madhe për gjithë kosovaret te cilët vuajtën një shekull nen thundrën e pushtueseve serbe.

Kjo ditë u bë e mundshme te arrihet ne saje te sakrificave dhe gjakut te derdhur për çlirimin e Kosovës martire.

Për këtë dite dhëne jetën mijëra qytetare te Kosovës, si gjate qëndrese se gjate disavjeçare ashtu edhe te luftës se UÇK-se.

Me ketë rast dëshiroj te përmend me respekt kontributin e madh te dhëne nga SHBA-te dhe BE-ja, të cilët si në kuadrin e NATO-s ashtu edhe ne fushën diplomatike bënë të mundur që t’i arrihet kësaj dite të madhe.

Sot populli i Kosovës e ka për detyre te shenjte te ndërtoje demokracinë e vërtete dhe t'i tregoje botes qe shqiptaret janë jo vetëm një popull i lashte dhe shume fisnik, por edhe te afte te ndërtojnë një shtet demokratik sipas parimeve perëndimore.

Ne pamundësi për të qenë prezent do te isha i lumtur qe ky mesazh t'i behet i njohur bashkëqytetareve te mi te Lipjanit.

Me respekt dhe dashuri vëllazërore

Alfred Moisiu

President i Republikës se Shqipërisë 2002-2007

Qytetar nderi i Lipjanit”.

a.b/NOA

KOMENTE