English

Kanabis për të lehtësuar dhimbjet

Itali, 15 Shkurt NOA - Kanabis, për të lehtësuar dhimbjet në rrugën drejt fundit të jetës. Shumë shpejt mund të jetë një realitet në Itali. Për momentin bëhet fjalë për një propozim ligjor të kryer nga këshilltari PD i rajonit Toskan, Enzo Brogi. “do të prezantoj këtë propozim në ditët e ardhshme në një konferencë për shtyp, - bëri të ditur Brogi – dhe shpresoj që të bëhet një ligj në maj”. Ky propozim përfshin rimbursimin total të farmaceutikëve derivate të kanabisit, dhe një përdorim të tyrin vetëm në strukturat shëndetësore dhe pse në një të ardhmen nuk përjashtohet mundësia për përdorim shtëpiak, por me një kontroll të përpiktë të doktorit. Diçka e tillë do të zbatohet duke vënë re dukurinë e kanabisit dhe vetinë e saj për të ulur ndjeshëm dhimbjen kronike.

r.b/NOA

KOMENTE