English

Kryebashkiaku vë rregull në shpenzimin e parasë publike

Rahovec, 15 Shkurt 2011 NOA –Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me qëllim të shfrytëzimit sa më racional të buxhetit të komunës, ka marrë sot vendim që të kontrollohet sa më mirë procesi i shpenzimeve të buxhetit.

Në këtë kuptim kryetari Latifi ka vendosur që, të mos lejohet ekzekutimi i pagesave ndaj operatorëve ekonomik pa i kryer obligimet ndaj Kuvendit Komunal të Rahovecit.

Vendimi i dytë ka të bëjë me drejtorët e drejtorive, të cilëve ju urdhërohet që të mos shfrytëzojnë reprezentacionin pa marrë paraprakisht miratimin e kryetarit të komunës.

Kryetari Latifi i tha sot agjencisë NOA se vendimi i tretë po ashtu lidhet me drejtorët e drejtorive, të cilët nuk mund të shfrytëzojnë subvencionet nga zyra e kryetarit, pa konsultime dhe pa marrëveshje paraprake.

Vendimet e kryetarit Smajl Latifi, sikundër ai tha, kanë për qëllim vënien nën kontroll të shpenzimeve të parasë publike dhe hyjnë në fuqi menjëherë.

a.b/NOA

KOMENTE