Itali, 15 Shkurt NOA - “Xhiro rreth botës për 80 ditë”, - romani i Zhyl Vern, duhet thënë se ka magjepsur shumë gjenerata fëmijësh. Një “Phileas Fogg” italian, Massimiliano Felici, 36 vjeç, do të niset nga Saluzzo (Cuneo) më 2 mars për të bërë një xhiro rreth botës me biçikletë, i vetëm. Koha e parashikuar që do ti duhet: 4 vjet. Ai ka praktikuar dhe shumë sporte të tjera si: patinazhi, basketbolli, alpinizmi dhe sigurisht çiklizmi, të cilat tregojnë një rendiment të mirë fizik të tijin. Në jetën reale ai është pronari i një pub-i në Piemonte dhe duhet thënë se ka udhëtuar shumë gjatë jetës së tij.
r.b/NOA