Tiranë, 15 shkurt, NOA – Një 54-vjeçar ka tentuar të vrasë me armë zjarri bashkëshorten e tij 38-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Valias të Ri, në Tiranë dhe shmangia e vrasjes është bërë falë ndërhyrjes së shpejt të policisë.
Autori i ngjarjes së rëndë është Narim Sali Luca, i cili pas një grindje me bashkëshorten ka rrëmbyer armën që mbante pa leje në shtëpi dhe ka tentuar ta vrasë gruan e tij.
Pas sinjalizimit për sherrin në familje dhe mundësinë e përdorimit të armëve, forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë neutralizuar 54-vjeçarin.
Atij ju konfiskua dhe arma, e llojit pushkë model “56”, që mbante pa leje.
Ndaj tij kanë nisur procedurat penale për armëmbajtje pa leje dhe kërcënim.
a.k/NOA