Vlorë, 15 shkurt, NOA – Forcat e policisë së Vlorës kanë nisur procedimin penal ndaj dy personave, me emrat Mynyr Shanaj, vjeç 58 dhe Mersin Metaj, vjeç 20; që të dy banues në Vlorë.
Siç bëhet me dije për agjencinë e Lajmeve NOA, procedimi penal ndaj tyre filloi pasi të dy ata shtetas duke drejtuar, i pari mjetin tipMercedes-Benz me targa VL 0591 D dhe i dyti motorrin tip Honda 599 me targë BE 70513 janë përplasur në vendin e quajtur Skelë në Vlorë.
Si pasojë, është dëmtuar rëndë Ardit Metaj, 18 vjeç, i cili ndodhej në motor dhe me lehtë është dëmtuar shtetasi Mersin Metaj drejtuesi i motorit.
Materialet procedurale do t’i referohen prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.
n.e/NOA