English

Policia e Durrësit: Në janar u evidentuan 101 vepra penale, u arrestuan 27 persona

Durrës, 15 shkurt, NOA - Strukturat policore të Durrësit, gjatë muajit janar kanë evidentuar gjithsej 101 vepra penale, me 82 autorë të implikuar nga të cilët 27 prej tyre janë arrestuar në flagrancë.

Këto të dhëna konfirmohen për agjencinë e Lajmeve NOA nga Policia e Durrësit, e cila vë në dukje gjithashtu faktin se nga këto vepra penale, 4 janë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike; 7 në fushën kundër krimit financiar; 10 në fushën kundër krimeve të rënda; 43 në fushën e parandalimit të krimeve etj.

Sa i përket dhunës në familje, Policia e Durrësit bën me dije se gjatë muajit që u mbyll, u identifikuan 17 raste të saj dhe janë plotësuar 14 kërkesë-padi për lëshimin e Urdhërit të Mbrojtjes së Menjëhershme, si edhe janë regjistruar 3 vepra penale të vrasjes brenda familjes.

n.e/NOA

KOMENTE