Tiranë, 15 shkurt 2011, NOA- Një 17 vjeçar është ndaluar nga policia, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë,e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.
I arrestuari mësohet se mban inicialet Xh.Q. Ndërkaq një tjetër operacion i policisë ka vënë në pranga Jetmir Adem Marku, 19 vjeç, banues në Paskuqan i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykatës e Tiranës, e cila e ka dënuar me 9 muaj burgim për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim, e mbetur ne tentativë”.
Burime zyrtare të policisë konfirmojnë se, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë është ndaluar, shtetasi i shpallur në kërkim Endri Albert Premçi, 24vjeç, banues në Burrel, i shpallur në kërkim nga, për veprën penale të “Vjedhjes me armë, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”.
a.y/NOA