English

Prifti: Po më sulmojnë paratë e krimit

Tiranë, 15 shkurt, NOA, Update- Deputeti Dritan Prifti deklaroi sot në komisionin e Mandateve dhe Imunitetit se Prokuroria nuk ndoqi të njëjtën procedurë si me Metën, për marrjen në pyetje pas njohjes me videon e fshirë. Ai tha se është njoftuar nga Kuvendi për kërkesën për heqjen e imunitetit, në momentin që duhet t'i ishte dhënë mundësia të sqaronte përmbajtjen e videos në organin e akuzës. “Unë jam plotësisht i hapur për të dhënë sqarime dhe hetuar dhe dëshirojë të evitojë komentet për organet e hetimit. Do të ishte evituar një stres shumë i madhe për disa njerëz nëse prokuroria do të më kishte njoftuar, siç bëri me zotin Meta. Unë e mora vesh vetëm kur kërkesa erdhi në Kuvend”, tha ai.

[media id=127 width=600 height=440]

Prifti është ndalur në sulmet që i janë bërë në media gjatë ditëve të fundit dhe ka theksuar se “po më sulmojnë paratë e krimit”. Në këtë linjë ai ka shtuar se akuza ndaj tij janë të kuptueshme, për sa kohë që ka denoncuar njerëz të pushtetshëm dhe njerëz që janë marrë me kontrabandë nafte dhe me korrupsion. Ai deklaroi se ka pasur kërcënime për të mos bërë denoncime dhe publikim faktesh

I pyetur nga deputeti Ilir Rusmali, Prifi u shpreh se videoja, që sipas tij inkriminon Metën përmban një sërë faktesh. “Në gjykimin tim në atë video ka një seri faktesh që provojnë akuza të mëparshme”, tha Prifti.

a.k/NOA

KOMENTE