Tiranë, 15 shkurt, NOA – Ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti deklaroi sot në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve se videoja ku ai shfaqe duke marrë 70 mijë euro është regjistruar për të faktuar presionet e Metës.
“Videoja përgjimi është filmuar prej meje për provuar presionet, tensionet dhe korrupsionin e Metës. Biseda me Leonard Beqirin u bë vetëm për të dokumentuar gjëra që kam thënë, dhe kjo video hedh dritë mbi arsyet e personit që ka bërë Meta. Kjo video është konfirmim perfekt i asaj çka ka kam thënë unë për Metën”, tha Prifti.
[media id=127 width=600 height=440]
Ai u shpreh se është i gatshëm për të ndryshuar Kushtetutën “Jam gati të ndryshojmë Kushtetutën e Shqipërisë ku deputetëve tu hiqet imuniteti një herë e përgjithmonë.
Jam gati të nënshkruajë çdo lloj deklarata për lëshimin e mandatit tim në mënyrë që deputetët të janë të barabartë me gjithë qytetarët. I gatshëm për të qenë para drejtësisë”, tha ai.
Ai ka theksuar se këtë çështje do e sqarojë në prokurori. Nga ana tjetër Prifti ka thënë se marrja e 70 mijë eurove nuk është për korrupsion.
“Ju hem se më duhet vetëm një seancë e vetëm në prokurori për ta zbërthye çështjen dhe për të verifikuar faktet. Asnjë herë nuk kam shpërdorur detyrën. Unë u largova si ministër sepse nuk kam pranuar të firmos kresat e të tjera. Kjo goditje sjellë një ngadalësim në misionin tim, por nuk do të reshtë”, tha ai.
a.k/NOA