English

Prishtina shënon trevjetorin e pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, 15 Shkurt 2011 NOA - Komuna e Prishtinës me rastin e trevjetorit të pavarësisë së Kosovës ka përgatitur një varg aktivitetesh kulturo-artistike.

Kremtimet nisin me vendosjen e luleve te varri i Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, varrezat e dëshmorëve në lagjen “Velani” dhe tek shtatorja e “Zahir Pajaziti”.

Më tej Asambleja komunale e fëmijëve shfaq komedinë “Lemza e gushtit”.

Aktivitetet artistike vijojnë me koncert festiv në sheshin “Nëna Terezë”, organizuar nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me RTK-në.

Sakaq, qyteti i Prishtinës, në përvjetorin e tretë të pavarësisë së Kosovës, do të jetë i stolisur me flamuj, dhe do të mbretëroj atmosferë festive.

Më poshtë gjendet agjenda e plotë e aktiviteteve, 17 shkurt 2011:

Ora 09:00 - Vendosja e luleve te varri i Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, varrezat e dëshmorëve në lagjen “Velani” dhe tek shtatorja e “Zahir Pajaziti”. Ora 10:00- Akademia solemne Vendi: Salla e Kuvendit (objekti i vjetër, kati përdhes) Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa mban një fjalë rasti. Me këtë rast do të bëhet edhe përurimi i sallës së rinovuar të Kuvendit. Ora 12:00: Program kulturor Vendi: Teatri “Dodona” Aktiviteti: Asambleja komunale e fëmijëve shfaq komedinë “Lemza e gushtit” Ora 12:00: Drejtoria për Kulture, Rini dhe Sport dhe Shoqata e Pedagogeve te Kulturës Fizike Vendi: Pallati i Rinise dhe Sporteve Aktiviteti: Zhvillohet ndeshja finale në Basketboll- ekipet finaliste të nxënësve të shkollave fillore dhe te mesme te kryeqytetit. Ora 13:30: Qendra Kulturore e Fëmijëve e Prishtinës Vendi: Bulevardi “Nëna Terezë” Aktiviteti: Koncert për fëmijë Ora 20:00 - Koncert festiv në sheshin “Nëna Terezë”, organizuar nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me RTK-në. Vendi: Bulevardi “Nëna Terezë” a.b/NOA

KOMENTE