Tiranë, 15 shkurt 2011, NOA – Pas deklaratave të sotme të Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, ka reaguar selia rozë, e cila ndërsa Basha deklaroi se Shqipëria e kaloi provën përballë Bashkimit Europian sa i përket detyrimeve për heqjen e vizave, e akuzoi Ministrin e Brendshëm si përgjegjësin e drejtpërdrejtë të vrasjes së katër demonstruesve në demonstratën e opozitës përpara kryeministrisë në 21 janar.
“Lulzim Basha është përgjegjës i drejtpërdrejtë për vrasjen e katër qytetarëve, plagosjen e dhjetëra të tjerëve, dhe rrahjen e keqtrajtimin e qindra prej tyre nga Policia e Shtetit”, deklaroi në një prononcim të shkurtër deputeti i PS-së Besnik Baraj.
Deputeti socialist i bëri thirrje Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha të japë dorëheqjen nga qeveria dhe të përgjigjet para drejtësisë.
Baraj ka rikujtuar se “Lulzim Basha është një ministër në rikërkim që nuk fshihet dot pas liberalizimit të vizave”.
mit/NOA