English

Punonte në lartësi, bie dhe vdes punëtori

Lezhë, 15 shkurt, NOA – Forcat e policisë së Lezhës kanë arrestuar në flagrancë Seit Hafizin, 52 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Lezhës, me punë drejtues ligjor i firmës “Elsaen” në “Sakë” të Shëngjinit.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë për arsye se punëtori i kësaj firme që merret me prerje blloqesh betoni, Marash Malota, 45 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Ishull Shëngjin, ka gjetur vdekjen ndërsa punonte, duke rënë nga lartësia.

Në lidhje me këtë ngjarje nga strukturat përkatëse të Policisë u kryen veprimet e para proceduriale e hetimore si këqyrja e vëndit të ngjarjes, këqyrja e kufomës, marrja e deklarimeve nga persona që kanë dijeni për ngjarjen etj.

Materialet do t’i kalojnë prokurorisë së Lezhës për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal, në ngarkim të Seit Hafizit.

n.e/NOA

KOMENTE