English

Rekordi i ri botëror, 46 orë e 24 minuta puthje

Tajlandë, 15 Shkurt 2011 NOA - Një çift tajlandez ka thyer rekordin e ri të puthjes më të gjatë në botë. Në ditën e Shën Valentinit, Ekkachai dhe Laksana Tiranarat janë puthur për 46 orë e 24 minuta.

Rekordin e mëparshëm Gines e kanë pasur çifti gjerman Nikolla Matoviç dhe Kristina Reinhart, me 32 orë, 7 minuta dhe 14 sekonda.

Fituesit e rekordit të ri Gines kanë marrë një unazë diamanti me vlerë rreth 1 mijë paund si dhe 2 mijë paund para cash.

"Nuk mendoj se ne do të gjenim dikë tjetër që mund të thyejë këtë rekord ", tha Somporn Naksuetrong, menaxher i muzeu Uaxuorks Tussaud Louis Pattaya, i cili kishe organizuar konkursin.

Konkursi ka rregulla të rrepta ku jo të gjithë mund të përshtaten. Një çift homoseksualësh u hoq nga gara pas disa orësh, pasi theu rregullat.

Konkurrentët duhet t’i mbajnë gjatë gjithë kohës buzët të ngjitura. Nuk lejohet që të hanë, ndërsa kaloritë duhet t’i marrin vetëm nëpërmjet lëngjeve. Gjatë garës, çiftet mund të shkëputën në intervale të shkurtra, për të pirë kafe, qumësht, ose lëngje me vitamina, por vetëm për pak kohë.

Çiftet duhet të rrinë në këmbë dhe e vetmja pikë mbështetje është trupi i njeri tjetrit.

Nuk lejohet as që të flenë, pasi një afrimi i buzëve në gjumë, sipas ekspertëve nuk quhet puthje. Ndërsa pjesa më e sikletshme ka të bëjë më tualetin. Dy konkurrentet duhet të shkojnë bashkë dhe mund të shkëputën vetëm një moment në tualet, por gjithmonë nën mbikëqyrjen e rreptë e personit që monitoron garën.

NOA

KOMENTE