Brazil, 15 Shkurt NOA - Ronaldo ka varur këpucët e tij në gozhdë. “Nuk ia dal dot më”, - deklaroi ish-Fenomeni për të përditshmen “Estado Sao Paulo”, duke i paraprirë konferencës për shtyp në të cilën ai do japë zyrtarisht dorëheqjen. Sulmuesi 34-vjeçar i Barcelonës, Interit, Real Madrid dhe Milanit ka shpjeguar se dëshira e tij ishte të vazhdonte, por fiziku nuk ja suporton dot më: “Mendoj për një aksion, por nuk arrij ta realizoj ashtu siç dua”.
Ronaldo kishte folur dhe nj herë tjetër në lidhje me lamtumirën e tij, në fund të vitit, por eliminimi i Corinthians së tij nga Kupa Libertadores, një nga trofetë e paktë që i mungonin, e ka çuar atë në një përshpejtim të kësaj lamtumire.
r.b/NOA