English

Selmani: Pushteti VMRO-DPMNE dhe BDI, fajtor për situatën në Maqedoni

Shkup, 15 shkurt 2011, NOA- Gjatë një tubimi të mbajtur me qytetarët e Tetovës kryetari i DR-së, Imer Selmani deklaroi se Qeveria aktuale e koalicionit BDI dhe VMRO-DPMNE ka humbur mbështetjen dhe legjitimitetin e popullit.

Ai tha para qytetarëve se, “Fajin më të madh për acarimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare sigurisht se e ka Kryeministri Gruevski, por mos të harrojmë, projektet e tij marrin mbështetje të plotë në Qeveri dhe Parlament edhe nga partneri shqiptar, BDI-ja”.

Selmani shtoi më tej se, pushteti i VMRO-DPMNE dhe BDI janë fajtorët e vetëm të situatës në të cilën ndodhet shteti maqedonas.

Ai sqaroi gjithashtu se, ndërtimi i kishës në Kala dhe zgjerimi i projektit “Shkupi 2014”, si dhe çështja e regjistrimit dhe ndryshimet kushtetuese pa përmbushjen e kërkesave të shqiptarëve kanë qenë arsyet që DR të vendosi të ngrejë zërin për situatën, shkak që çoi edhe në braktisjen e Parlamentit.

a.y/NOA

KOMENTE