Teheran, 15 shkurt, NOA - "Ajo që po shohim sot në Iran, është dëshmi e guximit të popullit iranian dhe një provë e hipokrizisë së regjimit iranian. Ky regjim për tri javë rresht vazhdimisht lëvdonte zhvillimet në Egjipt. Por tani që i jepet mundësia t'i japë popullit të njëjtat të drejta, të cilat kërkoi për Egjiptin, shfaqet natyra e tij e vërtetë".
Kështu i ka komentuar qëndrimet e fundit të qeverisë iraniane pas protestave të shpërthyera në këtë vend, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.
Pas më shumë se një viti, Irani u është rikthyer protestave anti-qeveritare, menjëherë pas suksesit të atyre që u realizuan në Egjipt nga populli. Ka patur përleshje mes protestuesve dhe forcave të policisë, nga të cilët thuhet se prej të parëve ka mbetur edhe një i vdekur.
Lidhur me të, u tha se burri është qëlluar në kokë nga demonstruesit.
n.e/NOA