English

Tarifa dha taksa e gjoba të reja vendore

Kamenicë, 15 Shkurt 2011 NOA - Ndryshohet Rregullorja Komunale për taksa dhe Gjoba Komunale. Komisioni komunal për ndryshimin, plotësimin dhe hartimin e Rregullores Komunale për Tarifa, Ngarkesa, Taksa dhe Gjoba Komunale, është duke punuar me përkushtim në ndryshimet e plotësimet në rregulloren paraprake.

Sipas kryetarit të këtij komisioni, Xhevat Spahiu, komisioni është i caktuar nga kryetari i komunës, Mr.Shaip Surdulli dhe përbëhet nga 8 anëtarë:

Xhezide Daku, Enver Morina, Afrim Skovrçani,Ramadan Berisha, Agim Basha, Fisnik Kstrati, dhe Avni Hoda.

Kryetarit i këtij komisioni, Xhevat Spahiu, i tha sot agjencisë NOA se arsyet për këto ndryshime janë, mangësitë që i ka pasur rregullorja në fuqi.

Më pastaj ai kujtoi edhe “ndryshimet që ndodhën me krijimin e komunës së Ranillugut dhe të zgjerimit të komunës së Artanës me disa vendbanime nga komuna e jonë”.

Spahiu paralajmëroi se këto ndryshime do të përfshijnë të gjitha veprimtaritë drejtorive komunale.

Pas përgatitjes draftit nga ana e komisionit, do t’i dërgohet për shqyrtim KPF-së, pastaj do të organizohet debati me qytetarë.

Komisioni do t’i inkorporoj vërejtjet e propozimet e dhëna nga ana e qytetarëve, dhe do t’i vazhdoj procedurat tjera të parapara me ligj.

a.b/NOA

KOMENTE