Durrës, 15 shkurt, NOA – Teknologjia më e re e internetit 3G tashmë mbërrin në qytetin e Durrësit. Burime nga Vodafone konfirmuan se duke filluar nga dita e mërkurë 16 Shkurt 2011, klientët Vodafone në Durrës do të kenë mundësinë të përjetojnë shpejtësi të lartë interneti në telefonat e tyre celularë apo të përdorin modemat USB të internetit me brez të gjerë (Vodafone Mobile Broadband) në laptop apo kompjuter.
Teknologjia 3G ofron gjithashtu mundësinë e realizimit të videothirrjeve dhe shumë shërbimeve të tjera që kërkojnë internet të shpejtë.
Ndërkohë Vodafone po punon intensivisht për të zbatuar planin e shtrirjes, i cili do të vijojë shumë shpejt në të tjera qytete të Shqipërisë.
Për më shumë informacion mbi 3G vizitoni www.vodafone.al/3G
NOA