English

Thyen me gurë reklamën e një dyqani, ndalohen 2 të rinj

Rrëshen, 15 shkurt, NOA – Forcat e policisë së Mirditës kanë ndaluar në flagrancë

Bujar Hajdinin, 24 vjeç dhe Erald Reçin, 22 vjeç; që të dy lindur dhe banues në Rrëshen.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tyre u bë për arsye se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë orëve të vona të mbrëmjes, kanë shkatërruar me mjete rrethanore (gurë), reklamën e dyqanit ushqimor në pronësi të 46-vjeçarit A.Marku, edhe ky banues në Rrëshen të Mirditës.

Në lidhje me këtë ngjarje, nga strukturat përkatëse të policisë janë kryer veprimet e para proceduriale e hetimore.

Kurse materialet do t’i kalojnë prokurorisë së Lezhës për veprën penale të “Shkatërrim i pronës, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 150-25 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve, Bujar Hajdini dhe Erald Reçi.

n.e/NOA

KOMENTE