Tiranë, 15 shkurt 2011, NOA- Dhjetë është numri i personave të rënë në prangat e policisë për tregtim të mallrave kontrabandë.
Pasditen e djeshme u arrestua në flagrancë nga specialistët e seksionit Kundër Krimit Ekonomik Financiar, Genti Seit Mara, 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për tregtim të mallrave kontrabandë.
Arrestimi i tij u krye pasi, në Rrugën e Barrikadave, u kap në flagrancë duke tregtuar cigare kontrabandë. Në cilësinë e provës u sekuestruan 27 steka cigare të llojeve të ndryshme pa pullë fiskale.
Ndërkaq një arrestim kolektiv ka ndodhur në Muzeun Kombëtar, u shoqëruan shtetasit Xhevahir Shyti, 26 vjeç, banues në Tiranë; Albert Koçi 31 vjeç, banues në Tiranë; Ylli Menaj, 36 vjeç, banues në Tiranë; Florian Koka, 18 vjeç, banues në Tiranë, Ndriçim
Dauti, 31 vjeç, banues në Tiranë; Lulzim Meçe, 36 vjeç, banues në Tiranë; Guximtar Adilaj, 38 vjeç, banues ne Tiranë dhe Jetmir Ymeraj, 28 vjeç, banues në Tiranë, të cilët tregtonin celularë të markave të ndryshme, në mënyrë të kundërligjshme, duke mos qenë te licensuar për ushtrimin e këtij aktiviteti, të cilëve ju bllokuan 77 copë celularë te markave të ndryshme, që u sekuestruan dhe i kaluan për kompetencë të mëtejshme strukturës së hetimit tatimor pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë.
Ndërkaq, nga specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik u realizua me sukses operacioni “Cigaret Vip 2”, ku u arrestua në flagrancë shtetasi Ramazan Fiqiri Bukmishi, 53 vjeç, pasi është kapur duke transportuar dhe tregtuar cigare kontrabandë, ku gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur 14 steka të llojit “Malboro”, 16 steka të llojit “Slims” dhe 13 steka të llojit “Philip Morris”, të pa pajisura me pulla fiskale, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale.
a.y/NOA