English

Var veten burri që ekzekutoi gruan

Librazhd, 15 shkurt, NOA - I ka dhënë fund jetës duke varur veten në litar personi që ekzekutoi gjatë ditës së djeshme gruan e tij. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Librazhd raporton se Sami Cepi është gjetur i varur me litar, pak orë pas vrasjes së bashkëshortes.

Një ditë më parë Cepi vrau me mjete të forta gruan e tij 46-vjeçarja Behije Cepi në fshatin Hotolisht.

Pasi e ka qëlluar me sende të forta ai e ka hedhur më pas atë në përrua. Policia nuk ka arritur ta kap autorin, pasi ai është larguar nga vendngjarja. Ndërkohë që më pas ka bërë dhe vetëvrasjen.

a.k.NOA

KOMENTE