Londër, 15 Shkurt 2011, NOA- 21-vjeçaria Belinda Waite kishte deklaruar se kishte dhimbje barku në këto nëntë muajt e fundit. Mjekët i kishin thënë se vuante nga një rritim i zorrëve. Simptomat e tjera, të tilla si krahët dhe këmbët e ënjtur, i kishin shpjeguar si një formë e alergjisë.
Kaq, deri sa vajza shkoi në spital për shkak se kishte dhimbje shumë të forta barku. Mjekët në spital bënë diagnozën, dhe: ajo ishte shtatzënë, nëntë muajshe dhe ata "dhimbje barku" nuk ishte asgjë më shumë se dhimbjet e lindjes.
Tre orë më vonë, ajo është shtruar në sallën e lindjes dhe nxori në dritë një vogëlushe 4 kg, me shëndet të mirë, pavarësisht nga fakti se Waite nuk kishte marrë asnjë nga masat e duhura që rekomandohen normalisht për nënat e ardhshme.
Belinda ka thënë: "Në fakt, unë kisha ndjenjën se diçka lëvizte brenda meje, në muajt e fundit. Por kurrë nuk e kisha konsideruar idenë e të qenit shtatzënë, dhe duket se edhe mjekët nuk e kanë imagjinuar. Kjo ishte sigurisht një tronditje e madhe për mua dhe të dashurin tim, por ne jemi shumë të lumtur”.
a.e/NOA