English

Aksident në autostradë, 5 të rinj në gjendje të rëndë

Durrës, 16 shkurt, NOA – Pesë të rinj janë plagosur dje në autostradën Tiranë-Durrës, si pasojë e një aksidenti. Përplasja e makinës ka ndodhur në orën orës 23.30. Në drejtim të automjetit tip “Benz” me targa DR 4111 F, ka qenë personi me inicialet B.B, 25 vjeç i cili është arrestuar nga policia. Mes të plagosurve janë dhe dy vajza.

Automjeti ka qenë me shpejtësi jashtë normave të lejuara dhe ka dalë nga rruga, pas humbjes së kontrollit nga drejtuesi.

Ndërkohë që të rinjtë e tjerë të plagosur; E..Marku, 20 vjeç, banues në Tiranë, A.Berisha, 20 vjeç, banues në Kavajë, K.Çekrezi, 21 vjeçe, banuese në Tiranë dhe G.Goxhaj, 20 vjeçe, banuese në Tiranë.

Të pesë të plagosurve ndihma e parë u është dhënë në Spitalin Rajonal Durrës. Por duke parë gjendjen e tyre të rënduar, të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë ku edhe ndodhen në gjendje të rëndë.

a.k/NOA

KOMENTE