English

Aldo Bare, pretenca jep burgim të përjetshëm

Tiranë, 16 shkurt, NOA – Burgim i përjetshëm! Kjo ka qenë pretenca e organit të akuzës, ndaj të pandehurit Aldo Bare, i njohur si kreu i së ashtuquajturës “Banda e Lushnjës”.

Ajo u komunikua në seancën e sotme ndaj tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda, duke renditur një nga një të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj tij, mes të cilave edhe disa vrasje.

Në total, janë mëse 20 vepra penale, me të cilat lidhet figura e Aldo Bares, si krijim i një organizate kriminale, plagosje, edhe vrasje etj.

Me emrin e tij të vërtetë Alfred Shkurti, Aldo Bare u ekstradua nga Turqia ku jetonte i fshehur prej vitesh, për t’iu dorëzuar palës shqiptare me qëllimin e gjykimit ndaj veprave të rënda penale të lartpërmendura.

n.e/NOA

KOMENTE