Tiranë, 16 shkurt, NOA – Gjykata e Apelit ka liruar në sallën e gjyqit një nga tre personat që kërcënuan kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama.
Mësohet se ai është Afrim Kica, i cili së bashku me dy personat e tjerë, Luan Rami dhe Fatos Rami u arrestuan nga policia në 30 janar për tentativë atentati ndaj kryesocialistit.
Gjithçka nisi pas një SMS-je kërcënuese që Luan Rami i ka nisur Edi Ramës, pasi iu dogj makina nga protestuesit në ditën e demonstratës së 21 janarit ... (vijon)
n.e/NOA