Vlorë, 16 shkurt, NOA – Humbja e kontrollit të automjetit nga ana e shoferit, duke dalë nga karexhata, ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy personave.
Aksidenti fatal bëhet me dije se ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Bestrovë rreth orës 05:00.
Siç bën me dije korrespondenti i agjencisë së Lajmeve NOA, viktimat mbajnë emrat
Enea Mellaraj, 16 vjeç, lindur e banues në lagjen “29 Nëntori” në Fier dhe Klaudia Dergjini, 20 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
Ndërsa shkaktari i këtij aksidenti rrugor është Sali Hasani, 29 vjeç, lindur e banues në Fier.
Ai tashmë ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën, me masa sigurie në ruajtje.
Materialet procedurale do t’i kalojnë prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/2 i Kodit Penal.
n.e/NOA