English

Berluskoni indiferent ndaj procesit gjyqësor

Romë, 16 shkurt 2011, NOA- Kryeministri italian, Silvio Berluskoni i akuzuar për marrëdhënie seksuale me të mitur dhe abuzim me pushtetin e tij, është shfaqur totalisht indiferent ndaj akuzave dhe seancës së tij gjyqësore.

“Nuk jam fare i shqetësuar”, iu tha Berluskoni mediave.

Ndërkaq, prokurorët italianë thanë se ai kishte patur marrëdhënie seksuale me disa vajza të reja, mes të cilave edhe me një 17 vjeçare marokene, kërcimtaren e një klubi nate, Karima El Mahrug, e njohur ndryshe si Rubi.

Por Berluskoni i ka cilësuar si të pabaza, akuzat për marrëdhënie me minorene, por pranoi ndërkaq se ka ndërhyrë te policia për ta liruar atë.

Ky ishte qëndrimi i parë i tij para mediave, pas caktimit të seancës gjyqësore në 6 prill.

Kryeministri italian pritet të përballet edhe me disa akuza të tjera të cilat janë në të njëjtën linjë me dy të mësipërmet.

a.y/NOA

KOMENTE