English

Celulari i ri Sonim XP3300

SHBA, 16 Shkurt NOA - Sonim XP3300 ForceSonim është prezantuar në Mobile World Congress në Barcelonë si një telefon i ri me karakteristika tepër të përforcuara dhe me një listë funksionesh shumë interesante. I riu Sonim XP3300 Force ka një bateri me autonomi 24 orësh bisede dhe 800 orë në standby. Kasat e tij janë ndërtuar në një mënyrë që mund ti rezistojnë dhe një rënie nga 2 metra ose në një thellësi ujore po të të njëjtit nivel. Kamera do të jetë e rezolucionit 2.0 megapixel e pajisur me një flash LED, marrës GPS për shërbimet e lokalizimit, suport Java dhe lidhje GPRS/EDGE. Ajo çka e bën të veçantë është se ky celular është i mbrojtur në të gjithë pjesët e tij dhe në display, tastierë, altoparlant dhe të gjithë lidhjet e jashtme, në mënyrë që të përballet me situatat më të vështria të përdorimit.

r.b/NOA

KOMENTE