Romë, 16 shkurt, NOA – Të gjithë emigrantët shqiptarë në Itali që ndiqnin spektaklin “Grande Fratello”, pasi në të ishte një bashkëkombësja e tyre si konkurrente, tani e tutje nuk do ta ndiejnë më këtë kënaqësi.
Dhe kjo, pasi konkurrentja e këtij spektakli të njohur italian, Erinela Bitri me origjinë nga Berati, është eliminuar prej tij gjatë kësaj jave.
Kështu, ajo ka dalë nga shtëpia e spektaklit, duke u ndarë edhe nga i dashuri i saj, Davide Baroncini, me të cilin u lidh gjatë kohës së qëndrimit në "Grande Fratello".
Erinela Bitri, 23-vjeçarja nga qyteti i Beratit, do të përfitonte plot 250 mijë euro nëse do të kishte rezistuar në këtë spektakël.
n.e/NOA