Itali, 16 Shkurt - U fol dhe gjatë shtatorit që kaloi se Eros Ramazzotti do të bëhej sërish baba: thashethemet mbi një shtatzëni të mundshme të Marica Pellegrinelli kanë vazhduar për ditë e radhë. Më pas gjithçka u përgënjeshtrua. Megjithatë mund të themi se tashmë lajmi është mëse i vërtetë pasi barku i partneres të këngëtarit të famshëm italian nuk është më i njëjtë.
Siç bëhet e ditur nga e përjavshmja “Oggi”, bukuroshja Marica ka kaluar muajin e tretë të shtatzënisë. Pasardhësi i Ramazzottit duhet të lindë gjatë
muajit korrik. Për Eros bëhet fjalë për fëmijën e tij të dytë: është aktualisht baba i Aurora, e cila ka lindur nga lidhja e gjatë, e cila përfundoi në martesë me bukuroshen Michelle Hunziker.
r.b/NOA