English

Feith uron pavarësinë: Kosova ka shënuar progres

Prishtinë, 16 shkurt 2011, NOA- Peter Feith, Përfaqësuesii Zyrës Civil Ndërkombëtar, ka uruar popullin e Kosovës me rastin e përvjetorit të tretë të Shpalljes së Pavarësisë.

“Pas tri viteve, Kosova ka bërë progres të konsiderueshëm. Ajo po i ndërton institucionet demokratike të cilat po funksionojnë gjithnjë më efektshëm për të siguruar një Kosovë të suksesshme, të qëndrueshme, stabile dhe që i kontribuon perspektivës evropiane dhe euroatlantike të vendit. Kjo punë përfshin zbatimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin”, u shpreh ai në një deklaratë për mediat.

Më tej ai përgëzoi Kosovën për përpjekjet dhe rolin e saj në sigurimin e të drejtave të komuniteteve, të stabilitetit dhe të bashkëpunimit në rajon e më gjerë.

Në mbyllje të deklaratës së tij ai përsëriti dhe njëherë thirrjen për njohjen e shtetit të Kosovës.

a.y/NOA

KOMENTE