Vlorë, 16 shkurt, NOA – Forcat e policisë së Vlorës kanë arrestuar në flagrancë dy vëllezër kanë tentuar të vjedhin një magazinë me materialet për prodhimin e bukës. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se personat e arrestuar janë Luan Arif Mersini, 26 vjeç dhe Klodjan Arif Mersini, 28 vjeç të dy lindur dhe banues në Levan të Fierit.
Dy vëllezërit janë arrestuar dje rreth orës 03:30, pasi me automjetin e tyre me targa VL 4278 A, në fshatin Novosel, kanë qenë duke vjedhur në një magazinë. Magazina kishte pajise që shërbejnë për furrat e bukës dhe dy vëllezërit kanë marrë dy kazanë brumatiçe me materiale inoksi.
Policia ka arritur të pikasë të rinjtë që po vidhnin në dyqanin me pronar qytetarin F. N., 54 –vjeç dhe i ka ndaluar menjëherë ata.
a.k.NOA