English

Grabitjet në Tiranë, arrestohen tre persona

Tiranë, 16 shkurt, NOA – Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të dyshuar si autorët e disa grabitjeve të ndryshme në kryeqytet. Arrestimi i parë lidhet me një grabitje të ndodhur në linjën e urbanëve të Unazës. Agim Xhemal Metani, 36 vjeç, banues në Fushë - Krujë, gjatë kohës që ndodhej në urban i ka vjedhur një qytetareje celularin, model “F 188”. Ngjarja ka ndodhur në orën 09.20. Ndaj Metanit ka nisur procedimi penal për vjedhje.

Po dje Policia e Tiranës ka arritur të vërë nën pranga një 22-vjeçar që kërkohej prej 1 muaji për vjedhje. Bëhet fjalë për Ali Jani Elmazi, lindur dhe banues në Pojan Korçë. Elmazi ka vjedhur një muaj më parë tek një dyqan “Vodafon”, në sheshin “Avni Rrustemi”, shumën e parave prej 100 000 lekësh. Këtë sasi lekësh ai ja ka grabitur një gruaje. Pas arrestimi hetimi ndaj tij vazhdon në gjendje të lirë.

Po dje Policia e Tiranës ka arritur të arrestojë një të ri që kërkohej për vjedhje. 21-vjeçari Milser Sazan Dardha, banues në Tiranë është dënuar nga Gjykata e Rrethit me vendim të datës 19.02.2009, për veprën penale të vjedhjes.

Dardha është dënuar me 6 muaj burg.

a.k/NOA

KOMENTE