Shkodër, 16 shkurt, NOA – Forcat e policisë, kanë bërë të mundur kapjen e David Makajt, 47 vjeç, banues në Tiranë.
Siç konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA, kapja e tij shtetasi u bë në lagjen “Allias” të Tiranës, për arsye se ka qenë person i shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës.
Kjo pasi me vendim të datës 31.03.2009, Gjykata e qytetit verior, e ka dënuar me 10 vite burgim për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit në bashkëpunim, më shumë se një herë, në dëm të disa personave dhe që ka sjelle pasoja të rënda”.
Nga ana e policisë u kryen veprimet e duhura proceduriale dhe materialet në ngarkim të tij iu kaluan prokurorisë së Shkodrës, për veprime te mëtejshme.
n.e/NOA