Tiranë, 16 shkurt 2011, NOA- Në mbledhjen e ditës së sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe pse në mungesë të anëtarëve opozitar, miratoi modelet e dokumenteve për kandidatët e zgjedhjeve të 8 majit.
Fillimisht kandidatët për kryetar bashkie duhet të regjistrohen në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.
Ndërkaq partitë politike të cilat janë të regjistruara në zgjedhje si koalicion, duhet të paraqesin vetëm një kandidat të përbashkët për kandidat komune ose bashkie.
Ndërkaq një nga dokumentet e kandidimit është edhe lista e plotë e kandidatëve e cila firmoset nga kryetari i partisë.
Ndërsa dokumentet e parashikuara për kandidatët duhet të jenë në përputhje me kërkesat e Kodit Zgjedhor.
a.y/NOA