Tiranë, 16 shkurt, NOA, Update – Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me 128 vota pro dhe dy abstenime heqjen e mandatit të deputetit Ilir Meta. Në votim kanë marrë pjesë deputetët e dy kampeve politike dhe si rrallë herë nuk ka pasur debate.
Ndërkohë që dy votat abstenim mendohet të jenë të dy deputetëve, Nasip Naço dhe Lefter Koka.
Ne seancë u hodh në votimin kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme për ndjekje penale ndaj kreut të LSI-së, pas publikimi të videos së regjistruar nga Dritan Prifti.
Në fjalën e tij Meta u shpreh se “videoja e publikuar ndaj meje, ka qenë e gjitha një montazh duke manipuluar bisedën, pamjet dhe titrat”.
Ai ka theksuar se “prokuroria është e instrumentalizuar politikisht në këtë çështje”, tha ai.
Duke shtuar se do të shkojë në prokurori dhe do të informojë vazhdimisht parlamentin mbi ngjarjet e 21 Janarit. “Kërkoj bashkëpunimin me prokurorinë”,tha Meta ndërsa ka bërë përgjegjës kreun e PS-së, Edi Rama për gjithë situatën e krijuar në vend dhe për ideimin e videos, sipas tij të trukuar.
a.k/NOA