English

Namik Dokle: Mazhoranca po masakron rregulloren e Kuvendit

Tiranë, 16 shkurt, NOA – Seanca e sotme plenare për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, është një atentat që i bëhet parlamentarizmit dhe Kushtetutës së vendit.

Kështu u shpreh gjatë seancës së sotme plenare, deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle, duke shprehur qëndrimin e kësaj force politike ndaj këtyre ndryshimeve.

“Nga sot e tutje, do të thotë se do të zbatohen vetëm urdhërat dhe firmat e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit”, tha Dokle.

Duke shtuar se po tentohet masakrimi i rregullores së Kuvendit, e cila sipas tij, ndryshohet vetëm për interesat e mazhorancës.

n.e/NOA

KOMENTE