English

Nesër pavarësia e Kosovës, nxënësve u jepen 2 ditë pushime

Prishtinë, 16 shkurt, NOA – Dita e nesërme 17 shkurt dhe ajo e premte 18 shkurt, do të jenë ditë pushimi në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës.

Lajmi është bërë me dije nga vetë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, i cili ka pohuar se një masë e tillë është marrë me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Kjo edhe në funksion të të gjitha manifestimeve që janë përgatitur në rang vendi.

n.e/NOA

KOMENTE